Ja në cilat shtete të BE-së burgosen qytetarët që fyejnë Presidentin

Kosova mund të jetë shteti i parë në Ballkan që do ti burgosë qytetarët të cilët e fyejnë Presidentin, kryeministrin apo simbolet e shtetit.

Por nuk është i vetmi në Evropë që me kod penal parasheh masa të ashpra ndaj atyre që fyejnë dhe shpifin për institucionet e vendit, liderët dhe rendin kushtetues, shkruan Gazeta Fjala.

Nga 28 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian vetëm pesë nuk parashohin masa të rrepta ndaj qytetarëve të vet.

Gazeta Fjala sjellë të dhëna të Institutit ndërkombëtar të Shtypit, i cili ka analizuar në vitin 2015 të gjitha shtete Evropiane dhe masat që aplikohen ndaj fyerjes dhe shpifjes.

Të vetmet në BE janë, Qipro, Estonia, Irlanda, Romania dhe Britania e Madhe që kanë hequr ndjekjen penale ndaj individëve për këtë çështje, megjithatë ekzistojnë ligje të posaçme që parashohin ende masa ndaj atyre që fyejnë dhe shpifin për çështje të caktuara nacionale.

Këto janë disa nga fyerjet e dënueshme me burg në disa shtete:

simbolet e shtetit

 

Masa të posaçme parashihen në këto shtete ndaj atyre që fyejnë Presidentin:

lideret

Shtetet në të cilat merren masa për të mbrojtur nderin e figurave publike:

figurat publike

Sipas këtij hulumtimi, në Ballkan, Serbia e ka dekriminalizuar fyerjen dhe shpifjen në vitin 2012 bashkë me Malin e Zi, ndërsa Maqedonia në vitin 2011 ka shfuqizuar ndjekjen penale për fyerje dhe shpifje./Gazeta Fjala/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme