Dështon opsioni i mundshëm për koalicion LDK-VV, nuk e lëshojnë postin e kryeministrit

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga posti i kryeministrit tashme ka kanë nisur të rrjedhin afatet ligjore për caktimin e mandatarit tjetër ose shkuarjes në zgjedhje të parakohshme.

Ramush Haradinaj ditë më parë, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, por presidenti Hashim Thaçi ende nuk e ka shpallur datën e zgjedhjeve.

Ndërkohë partitë politike kanë filluar të mendojnë për koalicionet parazgjedhore.

Por, jehonë më të madhe pati mundësia e një koalicioni parazgjedhor mes dy partive më të mëdha opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Partitë në fjalë nuk pranojnë të japin kryeministrin edhe në rast të arritjes së ndonjë marrëveshje për koalicion me cilëndo parti politike në vend.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova duke folur për lajmi.net ka thënë se LDK-ja nuk ka kompromis për kryeministër.

Ai ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës do të shkojë e vetme në zgjedhje dhe se edhe nëse vendoset për ndonjë koalicion kryeministri është i LDK-së.

“LDK është partia më e madhe në Kosovë, me votë popullore dhe si grup parlamentar, matjet e opinionit publik vitet e fundit tregojnë se jemi bindshëm partia e parë në vend. Ne besoj do të shkojmë të vetëm në zgjedhje, por edhe nëse hipotetikisht vendoset për ndonjë koalicion kryeministri është i LDK-së, këtu kompromis nuk ka”, ka thënë Rugova.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje është e vendosur që të mos e jap kryeministrin. Kështu ka thënë për lajmi.net deputeti Ismajl Kurteshi.

Kurteshi theksoi se nuk ka kuptim që të shkohet në zgjedhje me kryeministër nga subjektet që kanë qenë në qeverisje më herët.

“Mendojë se Kosovës i nevojitet një udhëheqje ndryshe, mund ta bëjë vetme Vetëvendosja e cila asnjëherë nuk ka qenë në pushtet dhe ka potencial edhe dinë edhe guximin që këtë vend ta udhëheq në interesat ë qytetarëve të Kosovës dhe jo kështu siç është udhëhequr deri me tani dhe vendi dhe qytetarët vazhdimisht kanë pësuar. Nuk ka kuptim të shkohet në zgjedhje me kryeministër nga subjektet e provuara. Do të duhet që të vinte një faqe e re që do ta udhëhiqte vendin”, ka thënë Kurteshi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme