Dy ditë me radhë, Gjykata Kushtetuese dështon të zgjedh kryetarin e saj i cili duhet të ulet në vendin e Dobrilla Kacarskës. Në garë janë gjykatëset Tatjana Vasiq-Bozaxhieva dhe Ana Pavllovska Daneva, por, ashtu si dje, ato edhe sot nuk arritën të sigurojnë shumicë prej dy të tretave.
Seanca e radhës është caktuar për më 3 qershor, ndërkaq sipas burimeve nga Gjykata Kushtetuese, të hënën do të ketë problem të ri pasi që, më 2 qershor i skadon mandati kryetares Kacarska dhe nuk dihet se kush do të jetë kryesues i seancës. Procedura parashikon që procedura e zgjedhjes të përsëritet deri në zgjedhjen e kryetarit. Për kryetar zgjedhet njëri nga 9 anëtarët e Gjykatës, i cili, do të duhet të marrë besimin e 6 prej tyre. /Alsat.mk