Detaje nga plagosja e 15-vjeçarit! Ngjarja ndodhi në picerinë ku adoleshenti punonte si kamerier, sherri me motoristin agravoi në të shtëna me armë zjarri

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri e një 15-vjeçari, ngjarje që ndodhi pasditen e sotme në zonën e “Ali Demit”, në një piceri në kryeqytet.
policia naten 2Gazetari Igli Celmeta raporton se ngjarja ka ndodhur te “Pizzeria F….”, ku i mituri dyshohet se punonte si kamarier. Sipas burimeve paraprake, konflikti dyshohet të ketë nisur mes të riut dhe motoristit.


Në përfundim të përplasjes verbale, autori ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të 15-vjeçarit, duke e plagosur në zonën mes qafës dhe shpatullës.

Menjëherë pas ngjarjes, i mituri është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burime spitalore bëjnë me dije se ai është në gjendje stabël dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të identifikuar autorin dhe zbardhur rrethanat e konfliktit.

Deri më tani nuk janë siguruar ende pamje filmike nga kamerat e sigurisë për të dokumentuar momentin e plagosjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme