Shpërthimi ka ndodhur afër një shtëpie në rrugën “Car Dushani”.Lajmin për këtë shpërthim e ka konfirmuar edhe zëvendës komandanti i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Besim Hoti.
Ai për portalin Kossev ka thënë për lajmi.net se shpërthimi ka ndodhur afër një pusete.“Pasija shpërthyese u hodh në rrugë, dhe si pasojë janë thyer disa xhama të shtëpisë aty pranë. Por nuk ka të lënduar”, ka thënë Hoti, transmeton lajmi.netKurse gazetari i Radio Kontakt Plus raporton se shpërthimi ka ndodhur në oborrrin e një familje serbe.Kurse dëmet sipas tij, janë shkaktuar edhe te shtëpitë e tjera në afërsi.Lajmi.net ka tentuar të kontaktojë me Hotin për të marrë detaje tjera, por ai e ka mbyllur telefonin.Nuk dihen shkaqet që kanë mundur të çojnë deri te ky shpërthim.