Detaje nga skema e mashtrimit të Call Center/ Si iu zhvatnin mijëra euro gjermanëve dhe pastaj zhdukeshin. Momenti ku punonjësit shoqërohen në radhë nga policia (VIDEO)

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga skema e mashtrimit të Call Center ku së paku 71 persona dyshohet se kanë ndërtuar një skemë mashtrimi nëpërmjet të cilës kanë përfituar qindra mijëra qytetarë gjermanë dhe të shteteve të tjera.


Skema funksiononte që prej vitit 2018. Gjatë këtij operacioni policia ka arrestuar 15 persona, 25 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 21 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Balkanëeb ka sjellë pamjet nga Drejtoria Policise se Tiranës, efektivët e së cilës shoqëruan në orët e vona te natës të gjithë punonjësit e Call Center “Blu Energy Call” u shoqëruan në polici.

Prej vitit 2018, dyshohet se kanë mashtruar qindra qytetarë gjermanë dhe u kanë marrë nëpërmjet mashtrimit qindra mijëra euro.

Sipas informacioneve në dispozicion, të arrestuarit u thoshin klientëve që mashtronin të investonin ne burse se nese kalonin 2 jave do u dyfishoheshin të hollat. I gënjenin virtualisht duke u thënë: llogaria juaj u shtua kaq e aq dhe pastaj paratë zhdukeshin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme