Pjesë e “perandorisë” së trafikut të drogës në Romë/ Nga Elsa Lila te boksieri sekser, zbardhen emrat e anëtarëve të grupit. Cilët ishin drejtuesit

Bujë të madhe ka bërë në mediat e vendit tonë dhe ato të Italisë fqinje arrestimi i këngëtares së njohur Elsa Lila për pjesëmarrje në grup kriminal të trafikut të drogës. Në mes të të arrestuarve, përveç këngëtares kanë qenë edhe personazhe të njohur për publikun, si boksieri Petrit Bardhi i njohur me nofkën “Titi”.


Gjyqtari Tomaselli ka vendosur masën e arrestit me burg për 13 persona nga të cilët 7 janë shqiptarë dhe 6 italianë, raportojnë mediat italiane.

Dënimin më të rëndë e mori Arben Zogaj, 40 vjeç, i njohur si ultras i ekipit të Lacios. Zogaj i cili njihet me emrin “Riccardino” u dënua me 20 vite burg. Sipas dosjes së gjykatës, grupi kriminal drejtohej nga shqiptarët. Arindi Boci në bashkëpunim me Glend Burhanajn dyshohet se kishin ngritur skemën e trafikut të drogës në Acilia dhe Primavalle.

Nga ana tjetër, Françesk Ndreka njihej si krahu i djathtë i kreut të bandës Arindi Boci. Boksieri Petrit Bardhi kishte siguruar kontaktet e klientëve që porositnin drogën.

Këngëtarja shqiptare Elsa Lila njihej si financiere dhe menaxhonte të ardhurat që siguroheshin nga trafiku i drogës. Anëtarët e grupit takoheshin në një lokal në Acilia pasi kishin arritur kompromis me pronarin e këtij biznesi.

Anëtarët shqiptarë të grupit:

Arindi Boci (35 vjeç)

Glend Burhanaj i njohur si Qorri (32 vjeç)

Petrit Bardhi (47 vjeç)

Leonard Vacaj (48 vjeç)

Elsa Lila (40 vjeç)

Gjino Lleshaj (39 vjeç)

Francesk Ndreka i njohur si Cesku (28 vjeç)

Anëtarët italianë:

Fabrizio Capogna (37 vjeç)

Gianluca Fantozzi (51 vjeç)

Laurenti Simone (42 vjeç)

Manolo Monterisi (44 vjeç)

Alessio Nardini (47 vjeç)

Manuela Rizzo (46 vjeçe)

Petrit Bardhi, Arben Zogaj dhe Orial Kolaj janë të njohur në mediat italiane për shkak se janë dënuar më parë për akuza të rënda si trafik droge dhe gjobëvënie. Ata vepronin në Napoli dhe Romë dhe bashkëpunonin me klanet mafioze italiane, mes të cilëv e mediat italiane përmendin Massimo Carminato, i njohur si “Mbreti i fundit i Romës” dhe merrej me disa aktivitet kriminale përfshirë gjobëvënie dhe trafik droge.

Arben Zogaj bashkë me dy shqiptarë të tjerë Orial Kolaj, 30 vjeç dhe Petrit Bardhi, 39 vjeç, ishin arrestuar gjatë një operacioni të policisë italiane në vitin 2015.

Ata ishin pjesë e grupit mafioz “Guarnera”, e përbërë nga një grup i madh qytetarësh shqiptarë, që cilësohen si “boksierët”. Emrat e tyre nuk dihen.

Policia zbuloi se ky grup ishte përfshirë ishte i përfshirë në një trafik ndërkombëtar droge i koordinuar nga shqiptari Arben Zogaj i thirrur me pseudonimin “Rikardino”. Hetimet çuan në ekzekutimin e sekuestrimit të pasurive të tyre materiale në vlerë financiare në 23 milionë euro në vitin 2018.

Pasuritë e sekuestruara janë:

– të gjitha asetet e 3 kompamive individuale

– kuotat aksionare, kapitalin aksionar dhe të gjithë pasuritë e 5 kompanive aksionere

– 8 prona të paluajtshme në territorin e Romës, e në provincën e Nuoros e Aquilas

– një terren i pozicionuar në Romë

– 8 makina

– 1 motor

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme