Detaje nga të shtënat në Haraçinë: E ka thirrur jashtë dhe e ka qëlluar në këmbë

MPB ka dalë me detaje pas të shtënave të mbrëmshme në Haraçinë të Shkupit, ku personi i qëlluar me armë zjarri ka përfunduar në spital.

“Mbrëmë në ora 20:50, në SPB Shkup është marrë njoftim nga Kompleksi i klinikave “Nënë Tereza” se me plagë nga arma e zjarrit në këmbën e djathtë është sjellë Q.D.(42) nga fshati Haraçinë-Shkup. .

Punonjësit e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se rreth orës 20:00 Q.D. është thirrur nga një person që të dalë para derës së shtëpisë së tij, pas së cilës personi ka qëlluar në drejtim të tij.

Në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja armësh. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, thuhet në njoftimin e MPB-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme