Nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Rahovec po vazhdon të nxirren akoma detaje të reja, ku atje vëllai ka vrarë vëllanë e pastaj ia ka djegur trupin.
Policia e Kosovës ka deklaruar se dyshuari ka marrë nga vëllai i tij një sasi të konsiderueshme të parave, nga ku më pas edhe e ka djegur trupin e tij.
Po ashtu, policia në shtëpinë e të dyshuarit ka gjetur para të gatshme 8 mijë euro dhe 35 mijë franga.
Njoftimi i plotë nga Policia:
Lidhur me rastin me datën 09.04.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se me datën 11.02.2020 për motive të panjohura kishte vrarë vëllain e tij viktimën mashkull kosovar, të ia ketë marr një sasi të konsiderueshme të parave dhe më pas dyshohet se ka djegë trupin e tij. Viktima nga familjarët e tij me datën 27.02.2020 është raportuar si person i zhdukur. Nga i dyshuari si prova materiale janë sekuestruar dy pistoleta të ndryshme me shtatë fishek, para të gatshme 8.000 (tetëmijë) euro dhe 35.000 (tridhjetë e pesëmijë) franga Zvicerane. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.