Detaje të reja nga sulmi në Manchester: Salman Abedi ka vepruar i vetëm

Kamikazi që tronditi Manchesterin, Salaman Abedi, i ka blerë i vetëm pjesën më të madhe të elementëve përbërës të bombës, ka njoftuar policia britanike.

Abedi, pjesën më të madhe të veprimeve dhe të lëvizjeve i ka kryer katër ditë para sulmit, bën të ditur njësia britanike anti-terror. Megjithatë Policia nuk e ka përjashtuar mundësinë nëse autori ka qenë pjesë e një rrjeti më të gjerë. Tre persona që u arrestuan në lidhje me sulmin u liruan ditën e martë shkruan Theguardian.
40EB426800000578-0-Police_said_they_still_need_to_find_the_blue_suitcase_which_he_w-a-62_1496191850389
Policia shton më tej se pjesa më e madhe e hetimeve po kryhen në bazë të lëvizjeve të fundit të Salman Abedi. Po hetohen të gjitha veprimet e tij dhe komunikimi që ka pasur me njerëzit gjatë atyre ditëve.

Rreth 16 persona janë arrestuar në lidhje me sulmin në koncertin e Ariana Grandes në Mancester. Pesë prej tyre janë liruar pa akuza ndërsa 11 të tjerë vazhdojnë të jenë nën arrest. Nga ngjarja e rëndë në Machester, 22 persona humbën jetën dhe 59 të tjerë mbetën të plagosur, duke përfshirë këtu edhe fëmijë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme