Policia e Kosovës, ka dhënë detaje të reja për vrasjen e një çifti në Prizren.
Sipas Policisë, pas hetimeve, në shtëpinë e viktimave është gjetur një armë me 5 fishekë dhe një kuti me 49 fishekë dhe gëzhoja.
“Në shtëpinë e tyre, pa shenja jetë është gjetur çifti bashkëshortor (një mashkull dhe një femër) K-Shqiptar. Vdekjen e tyre e ka konstatuar mjeku. Në trupin e viktimave vërehen plagë nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, një kuti me 49 fishekë dhe dy gëzhoja. Me vendim të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.
Çifti që u gjetën dje të vrarë në banesën e tyre, janë të moshës 55-vjeç dhe 60-vjeç, derisa mësohet se ata kishin ardhur nga Suedia në Kosovë për pushime.