Detaje të reja/ Plagosja për shkak të ziljes së alarmit për Syfyr në Durrës, zbardhen emrat e vëllezërve

Detje të reja kanë dlë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar në qytetin e Durrësit, ku dy vëllezër janë përleshur me njëri tjetrin, e për pasojë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me thikë.

Mësohet se vëllai i madh, Bernard Oruci, kishte vendosur alarmin e telefonit për tu zgjuar nga gjumi për të ngrënë syfyr.

Vëllai i tij më i vogël Egzoni, 20-vjeç, është acaruar nga zhurma dhe ka qëlluar me thikë 27-vjeçarin duke e plagosur rëndë.

Bernard Oruci u dërgua në spital, ku sipas policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Egzoni u arrestua nga policia për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Gjithashtu, mësohet se dy vëllezërit ishin nga Kukësi por jetonin bashkë në një shtëpi me qira në zonën e Pazhit në lagjen numër 13 të qytetit të Durrësit./GSh

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme