Detaje tronditëse, ja me çfarë e vrau vjehrri nusën

Një krim brenda familjes ka ndodhur në fshatin Zheje të Kurbinit mëngjesin e sotëm, ku sipas të dhënave të para mësohet se vjehrri ka vrarë me thikë nusen e djalit, në rrethana që ende presin të sqarohen nga policia.

Njoftimi zyrtar

Me datë 03.05.2017, në orët e para të mëngjesit është marrë njoftim se është gjetur e vdekur në banesë shtetasja V.T. 41 vjeçe, banuese në Zhejë – Kurbin. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku kanë konstatuar se shtetasja V.T është goditur fizikisht me mjete të forta (levë) ku si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se autor i dyshuar është vjehrri i saj shtetasi Noc Tota, 75 vjeç, banues në Zhejë – Kurbin, i cili është larguar nga banesa pas ngjarjes por falë veprimeve të shpejta policore u bë e mundur kapja dhe shoqërimi i tij. Krimi dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes autorit të dyshuar dhe viktimës pas një konflikti për motive të dobëta. Grupi hetimor në vendngjarje po vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme