Detaje tronditëse nga Himara, vogëlushja u godit nga helikat e skafit! Polici sherr me familjarët pasi vrau 7-vjeçaren

Detaje të tjera janë mësuar në lidhje me tragjedinë në Himarë, ku një 7-vjeçare që po luante në plazh u vra nga efektiviti i policisë Arjan Tase pasi po lëvizte me skaf në zonën ku po laheshin qindra pushues.

Tase u afrua me skaf për të marrë familjarët e tij që gjendeshin në plazhin e Potamit, ndërkohë që helika e motorit të skafit ka goditur të miturën për vdekjen duke mos i dhënë asnjë mundësi shpëtimi.

Pasi aksidentoi për vdekje fëmijën, Tase konfliktohet me të afërmit të saj, ndërkohë që aty pranë mblidhen edhe qytetarë të tjerë që i kërkojnë atij llogari.

Nuk dihet nëse Tase kishte patentë për drejtimin e mjetit lundrues si edhe si e mori guximin të futej mes qindra qytetarëve për të lunduar me një mjet aq të fuqishëm ujor.

Deri më tani, Policia e Shtetit është mjaftuar vetëm me njoftimin e vdekjes së 7-vjeçares si edhe përjashtimin e tij nga radhët e policisë, ndërkohë që nuk ka asnjë shpjegim mbi faktin se përse Tase është riintegruar në polici pas përjashtimit në vitin 2020.

Po ashtu, Policia e Shtetit nuk ka dhënë asnjë shpjegim se si mundet që një efektiv policie të ketë në pronësi një skaf që kushton shumë para?

Tase ishte përjashtu në vitin 2020 nga policia për shkak të favorizimit të grupeve kriminale në Himare, kur ai drejtonte komisariatin e policisë./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme