DETAJE/ U gjet i vdekur në Itali, biznesmeni shqiptar ishte arrestuar më 2018…

Biznesmeni Fatmir Ara nuk është emër i panjohur për autoritetet italiane.

Disa vite më parë (2018) 43-vjeçari është arrestuar dhe i dënuar me tri vite burg. Në atë kohë, ndaj shqiptarit ishin bërë disa denoncime nga bashkëshortja e tij për dhunë, po ashtu dyshohej se mbante armë pa leje.

Ndër të tjera bashkëshortja në atë kohë e kishte denoncuar edhe për përfshirje në punë të paligjshme. Ara kishte kërkuar ndihmën e mikut të tij që ishte karabinier, por njëkohësisht bashkë ishin edhe fqinj.

Raimondo Marrocu, karabinier në kazermën e Corio kishte bërë disa telefonata me qëllim që të zbardhte detaje nga denoncimet dhe hetimet e nisura ndaj shqiptarit, por pa asnjë rezultat. Për këtë, Marrocu u dënua me 2 vite e 2 muaj burg.

Sakaq këtë të diel biznesmeni shqiptar, Fatmir Ara u gjet i vdekur në një fushë në Torino.

Image

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme