Detajet e policisë rreth vdekjes në qendër të Pejës

Policia e Kosovës ka dhënë detajet rreth ngjarjes në Pejë, ku një person është gjetur i vdekur në qendër të këtij qyteti.

Zëdhënësi i PK-së për rajonin e Pejës Xhevat Ibra, ka treguar për KosovaPres-in se rreth orës 5:50 është informuar nga një dëshmitar se një person i shtrirë në rrugën “Konferenca e Bujanit”.

Ai thotë se Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Mësohet se viktima është i gjinisë mashkullore, i lindur më 1952.

“Rasti është cilësuar hetim i vdekjes, dhe hetuesit rajonalë do ta hetojnë rastin, në bashkëpunim me prokurorin”, tha Ibra./Kp

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme