Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, ka folur për mediat për herë të parë pas publikimit të lajmit se dhëndri i ish-presidentit Donald Trump, do të realizojë një resort turistik luksoz, në ishullin e Sazanit.
Dredha u shpreh se nuk ka detaje lidhur me zhvillimin e projektit, ndërsa shtoi se mirëpresin çdo investim që i jep ekonomi Vlorës.
Ndër të tjera, kreu i bashkisë së Vlorës deklaroi se dëshirojnë të zhvillojnë qytetin, por pa e prishur.
“Nuk e kuptoj pse komentohet si e nxehtë. Në fakt nxehtë është gjithë koha, kur ka shumë diell ose kur ka ndonjë gjë ka impakt në komunitet.
Duam sa më shumë investime në qytet, ashtu siç i takon nivelit të vizitorëve që ne duam të thithim në Vlorë. Varet si e kemi ne vizionin, duam ta zhvillojmë në mënyrë të qëndrueshme, të zhvillojmë pa prishur. Koha do ta tregojë sepse edhe unë nuk i kam detajet e projektit, mirëpresim çdo gjë që i jep ekonomi qytetit”, u shpreh kryebashkiaku Dredha.