Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i prin listës prej deputetëve më të votuar në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.
Ai ka lënë prapa Kadri Veselin e PDK-së, Avdullah Hotin e LDK-së dhe Ramush Haradinajn e AAK-së, me 143 mijë e 642 vota.
Këta janë dhjetë deputetët më të votuar më 11 qershor:
Albin Kurti me 143 mijë e 642 vota
Kadri Veseli me 129 mijë e 818 vota
Avdullah Hoti me 115 mijë e 658 vota
Ramush Haradinaj me 101 mijë e 994 vota.
Shpend Ahmeti me 76 mijë e 20 vota
Vjosa Osmani me 64 mijë e 131 vota
Dardan Molliqaj me 49 mijë e 33 vota
Visar Ymeri me 40 mijë e 981 vota
Dardan Sejdiu 39 mijë e 221 vota
Behgjet Pacolli me 35 mijë e 775 vota