Dhjetë të akuzuar për vepra penale që lidhen me korrupsion

Prokuroria Speciale e Kosovës përmes një njoftimi për medie bën të ditur se ka ngritur dhjetë aktakuza për vepër penale që lidhen me korrupsion, transmeton Koha.net.

Në njoftim thuhet:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër dhjetë (10) të pandehurve për veprat penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 i KPRK-së”, Dhënia e ryshfetit nga neni 344 paragrafi 1 të KPK-së, Marrja e ryshfetit nga neni 343 paragrafi 1 të KPK-së, dhe Ushtrimi i ndikimit nga neni 345 paragrafi 1 të KPK-së, Punimet ndërtimore të kundërligjshme nga neni 294 paragrafi 1 të KPK-së.

Të akuzuarit janë: SH.B., N.Z., H.G,. M.S,. F.R., H.V., E.R., B.R., D.A., B.K.,.

Ne mesin e të akuzuarve është një (1) ish-kryetar komune dhe tetë (8) zyrtarë të tjerë të asaj komune si dhe një (1) ndërtues, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar mirë në kod, se në cilësinë e personave zyrtarë kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtarë, ku kanë tejkaluar autorizimet e tyre, gjithnjë me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete apo për të tjerët dhe me këtë duke i shkaktuar dëm tani të dëmtuarave: komunës në fjalë dhe ndërmarrjeve shoqërore nën menaxhimin e AKP-së, ne atë mënyrë që duke vepruar në bashkëkryerje me dashje direkte, në mënyrë të kundërligjshme, kanë nxjerrë vendime, me të cilat fillimisht kanë eksproprijuar dhe më pas kanë tjetërsuar pronat shoqërore dhe pronat komunale, me qëllim të eksploatimit të xehes së nikelit. Te njëjtit akuzohen edhe për një varg shkeljesh dhe keqpërdorimesh të tjera të kryera me dashje, të përshkruara si në aktakuzë.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendor i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cila i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, t’i shpallë fajtor dhe t’i gjykojë sipas ligjit.

Njoftimi nuk saktëson se për zyrtarë të cilës komunë bëhet fjalë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme