Dhjetëra kolonë të paligjshëm hebrenj bastisin Xhaminë Al-Aksa

Një numër i madh kolonësh izraelitë të paligjshëm hynë me forcë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar sot, transmeton Anadolu.

Agjencia shtetërore e lajmeve Wafa tha se të paktën 115 kolonë të paligjshëm bastisën kompleksin nga zona e Portës Al-Mugharbah, në perëndim të xhamisë.

Shumë besimtarëve palestinezë iu ndalua hyrja në vend nga policia izraelite, tha Wafa.

Hyrja e kolonëve në kompleksin e shenjtë erdhi ndërsa policia izraelite vazhdoi të mbyllë lagjen Sheikh Jarrah në Kudsin Lindor.

Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për muslimanët. Hebrenjtë e quajnë këtë zonë “Mali i Tempullit”, duke pretenduar se ishte vendi i dy tempujve hebrenj në kohët e lashta.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Ai aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, veprim ky që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.

Tensionet kanë qenë të larta në gjithë Bregun Perëndimor që kur Izraeli nisi një ofensivë ushtarake vdekjeprurëse kundër Rripit të Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Të paktën 518 palestinezë janë vrarë dhe rreth 5.000 të tjerë janë plagosur nga të shtënat e ushtrisë izraelite në territorin e pushtuar, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Izraeli akuzohet për “gjenocid” në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), e cila në vendimin e saj të fundit ka urdhëruar Tel Aviv të ndalojë menjëherë operacionin e tij në Rafah, qytet në Gazën jugore ku më shumë se një milion palestinezë të zhvendosur kishin kërkuar strehim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme