Detaje të reja kanë dalë ‘në dritë’ pas dhunës së ushtruar nga motrat Berisha drejt Klea Prengas.
Sipas të dhënave zyrtare nga sistemi TIMS, ish-konkurrentja e Përputhen, Antonela Berisha dhe motra e saj, Mariela Berisha, nuk janë larguar nga territori shqiptar dhe vijojnë të jenë të shpallura në kërkim.
Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë urdhër ndalimet përkatëse për motrat Berisha.
Ato akuzohen për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, i dënueshëm nga 3 deri në 10 vite burgim.
Sakaq, Policia ka sekuestruar dy automjete. Një prej automjeteve është përdorur natën e ngjarjes, ndërsa me makinën tjetër kanë lëvizur më pas ngjarjes së rëndë.
VIJON…