Gjykata Civile në Tiranë, ka miratuar sot 1 vit urdhër mbrojtje për Princ Lekën, pasi ky i fundit kishte denoncuar se ishte dhunuar nga ish-vjehrri i tij, Gjergj Zaharia dhe ish-gruaja, Elia Zaharia.
Pretendim për “dhunë në familje” pati edhe nga Elia Zaharia ndaj Princit.
Seanca për aktoren mësohet se është shtyrë, pasi nuk ishin gati të gjitha provat.
Civile e Tiranës ka firmosur më herët dy urdhër mbrojtje për Princ Lekën dhe ish-bashkëshorten Elia Zaharia. Çifti duhet të mbajnë distancë 5 m, nga njëri-tjetri dhe Leka duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias, por të dados.
Kujtojmë se lajmi për dhunë në familjen mbretërore është bërë i ditur pas publikimit të një video ku Princ Leka filmonte Elia Zaharinë teksa e godiste disa herë, duke e akuzuar se ai i kishte dhunuar të atin.
Princ Leka në dëshminë e tij ka thënë se shkoi të takonte të bijën 3 vjeçare dhe u sulmua fizikisht nga ish-vjehrri.
Ndërsa Gjergj Zaharia, është shprehur se nuk ka forcë ta godasë një “burrë dy metra”, duke shtuar se ishte Princi ai që e nisi konfrontimin fizik.
Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë një vajza nga martesa e tyre, ndërsa prej disa kohësh jetojnë të ndarë dhe kanë nisur procesin e divorcit.