Dhuna policore ndaj protestuesve, aktivistja: Ne nuk jemi kriminelë, por kryeministri që bashkëpunon me krimin dhe qeveria e tij në SPAK

Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka reaguar pas shoqërimit të disa protestuesve nga policia gjatë protestës para Parlamentit sot, ku edhe policia tërhoqi zvarrë disa prej qytetarëve.

“Një muaj më parë, një protestues u tërhoq zvarrë nga rojet e sigurisë në mënyrë të paligjshme dhe të dhunshme. Por prej 30 ditësh me radhë i kemi thënë Policisë së Shtetit se jemi këtu paqësisht, se nuk jemi kriminelë. Sot, 6 protestues janë tërhequr zvarrë nga policia vetëm sepse po protestonin paqësisht”, deklaroi ajo.

Aktivistja iu drejtua më pas Policisë së Shtetit duke deklaruar se kriminelë nuk janë protestuesit, por shefat e tyre që bashkëpunojnë me krimin, kryeministri i vendit, që bashkëpunon me krimin, qeveria e Edi Ramës, që është e gjitha në SPAK”.

“Dhuna që kanë ushtruar sot ndaj protestuesve paqësorë tregon vetëm frikën e tyre. Dhe sa më shumë frikë kanë ata, aq më shumë guxim kemi ne. Sa më shumë të na tërhiqni zvarrë, aq më shumë do të vijmë këtu”, përfundoi aktivistja.

Sidorela Vatnikaj: Një muaj më parë, një protestues u tërhoq zvarrë nga rojet e sigurisë në mënyrë të paligjshme dhe të dhunshme. Por, prej 30 ditësh me radhë i kemi thënë Policisë së Shtetit se jemi këtu paqësisht, se nuk jemi kriminelë. Sot, 6 protestues janë tërhequr zvarrë nga policia vetëm sepse po protestonin paqësisht.

I themi Policisë së Shtetit, ne nuk jemi kriminelë. Kriminelë janë shefat tuaj, që bashkëpunojnë me krimin. I themi Policisë së Shtetit, ne nuk jemi kriminelë. Kriminel është kryeministri i vendit, që bashkëpunon me krimin. I themi Policisë së Shtetit, ne nuk jemi kriminelë. Kriminele është qeveria e Edi Ramës, që është e gjitha në SPAK.

Dhuna që kanë ushtruar sot ndaj protestuesve paqësorë tregon vetëm frikën e tyre. Dhe sa më shumë frikë kanë ata, aq më shumë guxim kemi ne. Sa më shumë të na tërhiqni zvarrë, aq më shumë do të vijmë këtu.

The post Dhuna policore ndaj protestuesve, aktivistja: Ne nuk jemi kriminelë, por kryeministri që bashkëpunon me krimin dhe qeveria e tij në SPAK appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme