“Çfarë ke bërë në 4 mandate?”- Protesta e 31-të, mjeku Ilir Allkja i drejtohet Ramës: Ke dështuar, jep dorëheqjen!

Mjeku Ilir Allkja në podiumin para Kryeministrisë, në protestën e 31-të radhazi renditi premtimet e pambajtura të kryeministrit Edi Rama gjatë qeverisjes dhe kërkoi dorëheqjen e tij.

Në fjalën e mbajtur para protestuesve, Allkja tha se qytetarët kanë të drejtë t’i kërkojnë llogari kryeministrit për premtimet që, sipas tij, nuk janë mbajtur gjatë katër mandateve në pushtet.

“Përshëndes patronazhistët dhe spiunët që nuk na janë ndarë asnjë ditë. Jemi në shesh edhe për dinjitetin tuaj pasi në Shqipërinë e lirë do të jetoni me dinjitet dhe jo duke spiunuar njerëzit e punës. Sot Rama e shthuri gjuhën dhe u bë mahskulli më i padenjë në karrigen e kryeministrit.

Unë jam sovrani dhe kam të drejtë t’i kërkoj llogari Edi Ramës. Premtove shëndetësi falas dhe sot shqiptarët paguajanë 60% nga xhepi.

Ne jemi popull, popull s’është ai që serviloset. Premtove ujë 24 orë dhe shumica e qyteteve s’ka ujë. Çfarë bëre 4 mandate? Blejmë ushqimet më shtrenjtë se të gjithë. Premtove rilindje në arsim, por shihni testin “Pisa”. Premtove mbrojtje të territorit dhe sot e ke dhënë nga veriu në jug”, tha ai.

The post “Çfarë ke bërë në 4 mandate?”- Protesta e 31-të, mjeku Ilir Allkja i drejtohet Ramës: Ke dështuar, jep dorëheqjen! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme