Dhunë familjare në Gjilan, vëllai rrah vëllain e burri gruan

Një dhunë familjare raportohet të ketë ndodhur dje në Gjilan.

Dy persona janë arrestuar e dy të tjerë kanë marrë lëndime trupore.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje familjare kanë ushtruar dhunë fizike, ku njëri nga të dyshuarit ka sulmuar fizikisht vëllain e tij me ç ‘rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari tjetër ka sulmuar bashkëshorten e tij”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit, sipas PK-së, u dërgua në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme