Një 41-vjeçar ka rënë në pranga pasi ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
41-vjeçari J.G., banues në Gjirokastër gjithashtu ja thyer urdhrin e mbrojtjes ndaj bashkëshortes së tij.
Po ashtu në Prokurorinë pranë shkallës së Parë Gjirokastrës u referuan materialet për shtetasin V. B., 39 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një hoteli ku ky shtetas qëndronte, u gjet një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë dhe një shkop(shufër) metalik(dyshohet si armë e ftohtë), të cilat i posedonte shtetasi V. B.
-Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. D., 21 vjeç, banues në Sarandë, pasi në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të fshatit Dervician, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Mercedez Benz” ku ky shtetas udhëtonte si pasagjer, nga shërbimet e policisë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sattiva.
Nërkohë në ambientet e DVP Gjirokastër u shoqërua shtetasi:
-L.Sh., 21 vjeç, banues në Sarandë, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar që ky shtetas ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjëndje të dehur apo pa dëshmi”. Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë: Dvp Gjirokastër
Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, vihet në pranga 41 vjeçari.
Specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin J. G., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë si dhe ka thyer urdhërin e mbrojtjes ndaj bashkëshortes së tij shtetases E. G.
Materialet në ngarkim të shtetasit J. G. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
——-
Specialistët e seksionit për Hetimin e Naroktikëve referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasin V. B., 39 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një hoteli ku ky shtetas qëndronte, u gjet një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë dhe një shkop(shufër) metalik(dyshohet si armë e ftohtë), të cilat i posedonte shtetasi V. B.
-Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. D., 21 vjeç, banues në Sarandë, pasi në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të fshatit Dervician, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Mercedez Benz” ku ky shtetas udhëtonte si pasagjer, nga shërbimet e policisë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sattiva.
-Gjithashtu u shoqërua në ambientet e DVP Gjirokastër shtetasi