“Dhurata” nga amerikanët për Ramush Haradinajn çmend mediat në Serbi (Foto)

Mediat në Serbi vazhdojnë të raportojnë cdo të re për Ramush Haradinajn. Që nga arrestimi, lirimi me kusht dhe viza amerikane, ish kryeministri i Kosovës është çdo ditë i pranishëm në mediat serbe.

 Sa në “Politikë”, sa në “Blic”, “Tanjug”, Haradinaj duket se politikani më i urryer shqiptarë në Serbi.as lajmit se ambasada amerikane i ka dhënë vizën Haradinajt, mediat serbe janë vënë në “gjueti” me tituj kriminal, shovinist, që janë parë vetëm në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviqit, shkruan lajmi.net.

“Po i ecë në jetë: Krimineli Haradinaj tash merr edhe vizën amerikane”, është titulli i portalit ‘telegrafi.rs’.

Më herët, gazeta më e madhe serbe, “Blic”, shkruan kinse për Haradinajn janë paguar para të mëdha nga lobi shqiptar dhe Pacolli që të lirohet nga Gjykata e Apelit në Colmar.
Aty përmendet edhe Pacolli.

Duket se refuzimi i vizës amerikane për Millorad Dodikun, presidentin e Republikës Serbe dhe dhënia e vizës për Haradinajn, i ka shokuar serbët

269052

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme