Dialogu Kosovë-Serbi pritet të ngrihet në nivel presidentësh

Ekipet negociatore në dialogun e nivelit të lartë midis Kosovës e Serbisë në të ardhmen do të mund të udhëhiqen nga presidentët, nëse për këtë pajtohen të dy palët. Kështu shkruan sot e përditshmja e Beogradit, “Novosti”, e cila thirret në burime nga Brukseli, transmeton Koha.net.

Formatin e dialogut e përcaktojnë dy palët, deklaroi Maja Kocijançiç, zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini,

Siç ka thënë ajo, data e rundit të ardhshëm të dialogut ende nuk është caktuar.

Në Bruksel pritet që tryeza e bisedimeve të aktivizohet posa të formohet qeveria e re e Kosovës, por kjo mund të zgjatet për shumë javë, nëse jo për shumë muaj, pra edhe shtyrja e bisedimeve, shkruan “Novosti”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme