Thaçi: Ushtria e Kosovës do të ndërtohet sipas standardeve të NATO-s

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur ministren e Mbrojtjes së Republikës së Sllovenisë, Andreja Katiç.

Në njoftimin për medie të Presidencës rreth këtij takimi, theksohet se presidenti Thaçi e ka falënderuar ministren Katiç për përkrahjen e vazhdueshme të Sllovenisë dhe ka shprehur gatishmërinë që bashkëpunimi i mirë ndërmjet dy vendeve të thellohet edhe më shumë në të ardhmen, transmeton Koha.net.

Ministren Katiç presidenti Thaçi e ka njoftuar edhe për bashkëpunimin rajonal të Kosovës.

“Kemi bashkëpunim të mirë bilateral, bashkëpunim politik, ekonomik dhe kulturor me vendet e rajonit, madje edhe me ato që nuk e kanë njohur Kosovën”, ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi e ka njoftuar ministren Katiç edhe për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës.

Ai ka thënë se Ushtria e Kosovës do të jetë forcë profesionale, në përputhje me standardet e NATO-s, shumetnike dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Sllovenisë, Andreja Katiç, është shprehur e kënaqur me bashkëpunimin në mes dy vendeve, thekson njoftimi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme