Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë më 1 shkurt në Bruksel.
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian Federica Mogherini ka ftuar Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë Aleksandar Vučić më 1 shkurt në Bruksel për rundin e ri të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Prishtinës dhe Beogradit.
Këtë herë në Bruksel ndryshe prej takimit të 24 janarit, nuk janë ftuar Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Tomislav Nikolic.
Në takim pritet të vazhdojnë diskutimet për çështjet e papërfunduara nga takimi i kaluar, zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe të ardhmen e dialogut.