Ndryshe nga komunat fqinje, ku bora arrin 30 e më shumë centimetra, në Dibër ende ka vetëm reshje shiu, të cilat gjatë natës kanë qenë të dendura.
Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje të vogla të dheut në rrugë, të cilat Seksioni Dibër i NP për mirëmbajtjen e rrugëve rajonale dhe master i pastron rregullisht.
Pas disa ndërprerjeve të shkurtra në furnizim, nga ora 10:30 Dibra është pa energji elektrike. Pa energji elektrike janë edhe pjesët tjera të zonës së Dibrës.
Reshjet e dendura sipas autoriteteve do të ndikojnë pozitivisht në rritjen e prurjeve të ujit në rezervuarin “Liqeni i Dibrës”, i cili ditët e fundit rrjedhë mesatarisht 60 metër kub ujë në sekondë.
– Advertisements –