Këngëtarja e njohur kosovare, Gresa Behluli, është njëra nga artistet që është shumë e dashur për publikun.
Ajo ka kohë që nuk ka sjellë një projekt të ri, pasi para katër muajve është bërë nënë për herë të parë, shkruan ORAinfo.
Gresa, kohë më parë solli në jetë fëmijën e saj të parë, të cilin e pagëzoi me emrin, Dielli.
E tani ajo po shfaqet e kujdesshme me djalin e saj.
Në postimin e fundit, Gresa shfaqet duke shëtitur rrugëve të Prishtinës me Diellin.
‘Dielli me nënën e vet’, ka qenë përshkrimi qe ajo i ka bërë kësaj fotografie. /ORAinfo/