60 njerëz thuhet se ishin djegur për vdekje kur dy autobusë u përplasën në Ganën jugore.
Policia e Ganës konfirmoi se 60 persona mbetën të vrarë në tragjedinë, që ndodhi rreth orës 2.00 të premten.
“Mjetet po udhëtonin në drejtime të ndryshme kur ndodhi përplasja”, tha komandanti i policisë, Joseph Antwi Gyawu për AFP.
“Të paktën 60 njerëz janë konfirmuar të vdekur kur një nga autobusët e kaploi zjarri në mënyrë serioze”, shtoi ai.
Secili prej autobusëve kishin rreth 50 udhëtarë në kohën e rrëzimit.
Shërbimet e emergjencës arritën në vendin e ngjarjes, duke përfshirë zjarrfikësit për të vënë në lëvizje automjetet që flaknin.
Kwame Arhin, një mjek në Spitalin Qeveritar Kintampo, tha se 28 persona u trajtuan për lëndime.
“Shtatë nga 28 pasagjerët që nxituan për këtu janë në gjendje kritike”, tha Arhin për AFP.
“Shumica e tyre kishin plagë në kokë. Kam parë edhe të tjerë që i kanë nisur për në morg”, shtoi ai.