Policia e Kosovës ka bërë me dije se në lagjen Bregu i Diellit, Prishtinë, më datë 4 nëntor rreth orës 23:00, ka marrë informatën për djegien e dy veturave civile, deri më tani në rrethana ende të panjohura.
Njësitet përkatëse policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje për të kryer veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.