Arrestohen llapjanët për shantazh me foto intime ndaj një femre

Në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, dje rreth orës 13:15, Policia e Kosovës ka arrestuar dy meshkujt të dyshuar për shantazh.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që të njëjtit kanë shantazhuar viktimën femër K/Shqiptare duke i kërkuar një shumë parash prej 300€ në të kundërtën, përmes rrjetit social Facebook do t’i publikojnë viktimës foto intime”, thuhet në raportin e Policisë, raporton Koha.net.

Personat e dyshuar pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme