Një zjarrfikës është lënduar gjatë tentimit për shuarjen e zjarrit, që shpërtheu mëngjesin e sotëm, në një shtëpi banimi në fshatin malor Veshallë të Tetovës, transmeton Alsat. Si pasojë e përhapjes së shpejtë të zjarrit, flakët kanë kapluar edhe tre objekte ndihmëse të kësaj shtëpie, ndërsa janë djegur tërësisht të katër objektet.
Për fat të mirë, gjatë kohës që ka ndodhur zjarri në shtëpi nuk ka pasur njerëz me çka, dëmet llogariten vetëm materiale. Arsyet e zjarrit, sipas zjarrfikësve të Tetovës dyshohet të jenë nga energjia, por e njëjta do të konfirmohet nga ekipet e hetimin të cilat bashkë me policinë, për momentin janë duke bërë ekspertizat.