Digjen tri vetura në një parking nëntokësor në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh, ka bërë me dije se dje (31.12.2016-03:30), në rrugën “Nëna Terezë” të komunës së Fushë Kosovë, është raportuar për 3 vetura të djegura.

“Është raportuar se në parkingun nëntokësor të objektit banesor në rrethana të panjohura nga zjarri janë përfshirë tri vetura civile me targa vendore. Njësitet përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin”, thotë Policia.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa njësitet përkatëse policore janë duke hetuar rastin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme