Një shtëpi në afërsi të rrugës së avokatëve në Shkup është djegur mëngjesin e sotëm.
Zjarri te Zjarrfikësit është denoncuar në ora 03:20 dhe kanë intervenuar 13 zjarrfikës me gjashtë vetura. Është shuar me sukses dhe nuk ka pasoja në njerëz.
Komandanti i Brigadë së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, Xvonko Tomevski për MIA deklaroi se zjarri ka përfshirë hapësirë rreth 350 metra katror.
Shtëpia ka qenë e lëshuar me qira dhe në të punojnë shtypshkronjë dhe zyra avokatie./TV21