Në jug të Mitrovicë është djegur një veturë me targa të Serbisë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura i është përfshi nga zjarri vetura e tij me targa të Serbisë”, bën me dije policia në raportin 24 orësh.
Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti i zjarrfikësve dhe ka arritur të lokalizojë zjarrin.
“Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë policia.