Përmes një komunikate për media Policia e Kosovës bën të ditur se dje në Prizren është përfshirë nga zjarri një shtëpi e dy vetura.
Zjarrfikësit kanë arritur të lokalizojnë zjarrin, përderisa nuk raportohet për të lënduar, transmeton Koha.net.
“Tre ankuesit, shqiptarë, kanë raportuar se në rrethana të panjohura janë përfshirë në zjarr dy vetura dhe një pjesë e shtëpisë së tyre. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz”, thuhet në komunikatë.