Mbrëmë, pas mesnate është djegur vetura zyrtare “Pasat” e Zoran Jovanovskit, drejtorit të burgut “Idrizovë”. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mihail i Eftihij”, prapa shkollës ekonomike, në lagjen Kisela Voda të Shkupit.
Zjarri eshtre shuar nga zjarrfikësit. Ndërkohë nga Ministria për Punë të Brendshme (MPB) kanë ndërmarr të gjitha masat për zbardhjen e rastit, derisa më shumë detaje priten gjatë ditës.