Vetura e gazetarit Zoran Millosheski është djegur pas mesnatës nga kryerës të panjohur, transmeton Medial.mk.
Si që ka njoftuar gazetari në profilin e tij në Fejsbuk, vetura e tipit “Suzuki svift” ka qenë e parkuar në garazh.
“Vetura është djegur tërësisht. Djegia ka ndodhur saktë një vit më vonë, qëkur në janar 2017 ishte djegur garazhi. Autorët ende nuk janë gjetur”, ka shkruar Millosheski.