Dimitriev: Maqedonia dhe Turqia janë bashkë kundër terrorizmit

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë për zbatimin e zgjedhjeve, Emil Dimitriev, ka shprehur ngushëllime deri tek kryeministri i Turqisë, Binali Jildirim, pas ngjarjes së aktit terrorist në një diskotekë në Stamboll, ku 39 persona humbën jetën.

 “Lajmi për aktin terrorist, i cili ndodhi në Stamboll më ka shqetësuar thellë. Duke e dënuar këtë akt, ju lutemi pranoni ngushëllimet dhe përcillni tek familjarët. Qytetarët e Maqedonisë janë me popullin e Turqisë”, thekson Dimitriev.

Ai gjthashtu tha se, Maqedonia dhe Turqia së bashku me bashkësinë ndëkombëtare janë së bashku kundër luftës së terrorizmit, i cili paraqet kërcënim global për njerëzimin dhe që patjetër duhet të ndalet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme