Kim Mehmeti: Kjo përgjakje ndodh ngaqë vlerat njerëzore iu nënshtruan parasë

“Edhe një akt terroristë në Stamboll, që e bënë më të dukshme egërsinë e shekullt që e jetojmë, shekull i përshtatshëm për ‘bishat’ me fytyra njeriu, që vdekjen e tjerëve e duan më shumë se sa jetën e tyre! Dhe jo se të tillë nuk ka pasur edhe në të shkuarën, por mbase kurrë nuk ka ndodhur si sot, kur fare nuk shihet kufiri që e ndanë ‘pyllin’ ku jetojnë ‘bishat’ që e mbjellin vdekjen, nga ‘kopshtet’ ku shëtisin mbrojtësit e mirësisë së kësaj bote! Andaj mos pyetni nga dhe pse kjo përgjakje ndërnjerëzore, ngaqë ajo mbiu edhe nga fara e së keqes globale, e cila helmoi shumë nga vlerat njerëzore dhe këtë botë ia nënshtroi të vetmit “Perëndi” – parasë, si dhe vullnetit të atyre që me njërën dorë i numërojnë monedhat e plaçkitura dhe me tjetrën, i mbulojnë kufomat e të plaçkiturve!”, kështu ka shkruar në rrjetin e tij social, shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti pas sulmit të përgjakshëm në Stamboll me rastin e vitit të ri ku humbën jetën rreth 40 persona dhe shumë të tjerë u plagosën./Sakte.net