LEXO EDHE:
Rënia e eksportit më së shumti ndikon në industrinë e automobilave, tha në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, Angel Dimitrov nga Organizata e Punëdhënësve të Maqedonisë. Ai shtoi se pasiguria mund të jetë edhe më e madhe nëse kriza e luftës në Ukrainë zgjat më shumë.
“Kompanitë tona në zonat zhvillimore industriale dhe tregtare prodhojnë pjesë të caktuara për industrinë e automobilave, ato preken drejtpërdrejt, nuk e di sa do të prekenbujqit nga kjo, por kam frikë se nëse kriza zgjat më shumë, mund të çojë në rënie ekonomike në Evropë. sidomos në Gjermani, e cila është shumë e rëndësishme, sepse është partneri ynë më i madh tregtar”, tha Dimitrov.