Dimovski: Ka tendencë për incident të ri në Kuvend

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski, sot dërgoi apel tek kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe deri tek shumica parlamentare që të punojnë në pajtueshmëri të Rregullores, pasi siç tha, ekziston tendencë për incident të ri në Kuvend.
“Kjo ndodhi para dy ditëve kur për herë të fundit kishim seancë, kjo në njëfarë mënyre ndodhi edhe sot me provokimet të cilat ishin të pranishme brenda në sallë edhe nga ana e Xhaferit edhe nga ana e deputetëve tjerë. Do të doja të apeloj që sërish të vendoset në rend puna e Kuvendit në kuptim të respektimit të Rregullores, Ligjit dhe Kushtetutës”, tha Dimovski.

Ai i kërkoi nga Talat Xhaferi të mos lejojë asnjë incident tjetër në Kuvend dhe të punojë me korrektësi dhe përkushtim.

“Kërkoj nga Xhaferi ta largojë nervozën, pasi shihet që është e pranishme tek ai. E kuptoj, është mesi i muajit gusht dhe ndoshta ka pasur ndonjë plan tjetër për këtë muaj. Është në situatë kur duhet të punojë për çdo ditë, por të gjithë e kemi detyrë të jemi korrekt dhe të mundohemi të mos vijmë në situatë të ndonjë incident të ri”, tha Dimovski.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme