Vendimi i kryeparlamentarit Xhaferi për refuzimin e iniciativës për referendum, sipas Dimoskit është antikushtetues.
“Ka dy aspekte në vendimin e Xhaferit. E para është aspekti juridik, është krejtësisht përtej mundësive që jep Statuti dhe Ligji për Referendum dhe nga aspekti procedural, që do të thotë nëse kanë dokumentet e nevojshme, atëherë ua referojnë komisioneve dhe ata do të vendosin, përkatësisht Kuvendi vendos sipas propozimit të komisioneve. Nga aspekti material arsyetimi i dhënë nga z. Xhaferi nuk qëndron, sepse iniciativa kishte të bënte me vendimin tashmë të miratuar të Kuvendit”, tha Ilija Dimovski, në emisionin Rruga Drejt, në Alsat./Alsat.mk