Dimri i nxehtë politik dhe partia në pushtet e friksuar

 

 

E hënë, 07 Nentor 2016  – Sakte.net  /

A mund të pritet një dimër i nxehtë politik në Maqedoni, e proklamuar zëshëm nga opozita maqedonase, apo kjo është vetëm një tentim i ardhjes në pushtet të liderit të LSDM-së Zoran Zaev. Me gjasë ajë, duke qëndruar në krye të kësaj të ashtuquajtur “kohë e nxehtë e protestave opozitare në Maqedoni” këtë radhë fatin e tij personal e ka lidhë me fatin e opozitës në vend. Tashmë është një fakt i pamohueshëm se në vitet e fundit të sundimit të VMRO-DPMNE-së, formula opozitare nuk ishte aq e suksesshme përkundër hapësirës së volitshme për veprim opozitar bazuar në politikën anakronike të partisë në pushtet në të gjitha drejtimet. Karvani protestues i opozitës maqedone u përhap në gjitha qytetet e Maqedonisë, megjithatë nuk ka krijuar përshtypje se revoltat janë aqë të thella dhe se do ndodh ashtu siç kishte dëshiruar opozita maqedone. Në anën tjetër, pushteti tash përmes të gjitha resurseve partiake e shtetërore fuqishëm është mobilizuar për t’i thyer këto protesta dhe këtë nuk e fsheh fare. Duke e njohur mirë mentalitetin e popullit maqedonas i cili në kohën e tranzicionit e humbi shumicën e privilegjeve të fituara gjatë komunizmit, posaçërisht në planin social e ekonomik, VMRO-DPMNE-ja përmes një fushate shumë të sofistikuar po e kthen memorien, duke e sforcuar këtë me politikën e saj populiste për rikthimin e “shtetit të fortë” dhe të “krenarisë kombëtare”. Kjo është pikërisht politika të cilën shumë gjenerata në këtë vend akoma e kujtojnë me nostalgji. Politika ‘e ftoftë” ndaj Perëndimit dhe kthimi i kohëpaskohshëm i timonit ka Rusia. Megjithatë, gurthemeli i mbijetesës së VMRO-DPMNE-së në pushtet mbetet politika anashkaluese ndaj shqiptarëve të drejtuar me aqë kujdesje, që në sytë e shumë maqedonasve shihet si sukses më i madhe i ndonjë garniture politike maqedonase. I vetmi faktor i cili mund të jetë determinues, madje duke e përjashtuar edhe ilaçin mpirës halucinativ për popullin maqedonas, të njohur si politika unike antishqiptare e VMRO-DPMNES-së, është, përkeqësimi gjendjes ekonomike. Kriza ekonomike që tash më ka hy thellë në shumë familje maqedonase në fakt mund të jetë pikë kthesë për elektoratin maqedonas në zgjedhjet e këtij viti. Nga ana tjetër, në terenin opozitar shqiptar gjithashtu po shihet një mobilizim, i cili më shumë është i orientuar kundër partisë shqiptare në pushtet BDI-së dhe kundër VMRO-DPMNE-së. Tash po kristalizohet një opozitë shqiptare shumë e fuqishme, dhe bashkëpunimi që ndodhi në mes Lëvizjes BESA dhe RDK-së (Fadil Zendelit) është një shpresë shumë e madhe për shqiptarët e Maqedonisë. Fakti se shqiptarët akoma ndeshen me probleme që kanë të bëjnë me realizimin e të drejtave kombëtare, por është edhe fakti se mosrealizimi i këtyre të drejtave përkundër ekzistimit të Marrëveshjes së Ohrit, vjen pikërisht nga mosekzistimi i mekanizmit të mirëfilltë juridik e konciz për ti parandaluar shfrenimet antishqiptare të bllokut maqedonas, që kryesisht burojnë tek fuqia dhe kontrolli mbi mjetet buxhetore, që gjithmonë janë në duart e partisë maqedonase në pushtet. Dhe sot kemi një opozitë të fort dhe duam ta largojmë këtë të keqe.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme