“Ali, a je ti o vëlla”?!

Autor: Ismail Sinani

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, sot para Forumit të Gruas të partisë së tij, paska thënë se ka filluar të rritet numri i atyre që përdorin drogë?! Jaaaa! Me këtë deklaratë i ke befasuar të gjithë! Si more burrë qenka rritur kaq shumë numri i narkomanëve? A nuk je ti bashkë me partinë tënde që e udhëhiqni shtetin plot 12 vite, a? Ncncncnc! A nuk është partia që ti drejton ajo që ka 5-6 ministra në çdo përbërje qeveritare dhe dy zëvendëskryeministra? A nuk ka qenë BDI që ka drejtuar Ministrinë e Ekonomisë për 12 vite e nuk ka bërë asgjë deri më sot? A nuk është BDI partia që me shumicë absolute ka fituar pikërisht nëpër ato geto shqiptare që sot droga përdoret me të madhe? A nuk është BDI që është bërë sebep për largimin e thuajse 60 mijë shqiptarëve nga vatrat e tyre për të siguruar kafshatën e gojës? Mos u tall me njerëzit! Të paktën tregoi atij idiotit që t’i përgatitë fjalimet se është duke të marrë në qafë!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme