DioGuardi: Marrëveshja e Ohrit dështoi për faqe të zezë

Ish-kongresisti dhe presidenti i Ligës Shqiptaro – Amerikane, Joe DioGuardi ka shprehur shqetësime lidhur me situatën me shqiptarët në Maqedoni.

Ai me një fjali shqetësuese ka përshkruar situatën dhe dështimin e realizimit të Marrëveshjes së Ohrit duke shkruar se “ MARRËVESHJA E OHRIT DËSHTOI PËR FAQE TË ZEZË (THE OHRID (Ohër) PEACE AGREEMENT FALLED DISMALLY)”.

Ky konstatim është dhënë në një shkëmbim komunikimi që DioGuardi ka pasur me publicistin Nijazi Muhamedi, pasi që ky i fundit i ka dorëzuar dokumentin e titulluar “Paqja e shkelur“ lidhur me gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni, informon INA.

Dioguardi në përgjigjen e tij ka shprehur shqetësime të mëdha lidhur me gjendjen e shqiptarëve dhe protestat e fundit. Ai ka premtuar se në Kongresin Amerikan së shpejti do realizohet një takim për të sqaruar diskriminimit dhe siç e quan ai ‘aparteidin’ kundër 800 mijë shqiptarëve në Maqedoni nga palët kontrolluese politike sllave të ndihmuara nga bashkëpunëtorët e tyre politik shqiptarë të korruptuar”, në këtë mënyrë duke krijuar një jostabilitet të rrezikshëm në Evropën Juglindore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme